Sarri i fiksuar pas mesfushorit italian, e do edhe te Juventusi

Juventus ka nisur bisedimet me Chelsean për transfermin e Jorginhos.

Trajneri i bardhezinjëve, Maurizio Sarri e pëlqen shumë mesfushorin italio-brazilian dhe për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në Torino.

Sarri, ka punuar me 28 vjeçarin gjatë kohës së tij te Napoli dhe Chelsea.

Jorginho ka qenë pjesë e padiskutueshme e trajnerit Frank Lampard këtë sezon te Chelsea,.

Mirëpo, një rikthim në Serie A, dhe një ribashkim me Sarrin, mund t’i ndryshojë mendje Jorginhos.


Shtuar 7.05.2020 06:43