“Santiago Bernabeu” po merr pamje tjetër. Që kur futbolli është ndërprerë për shkak të COVID-19, Real Madridi ka nisur rinovimin e “Santiago Bernabeu”.
Reali ka zbuluar një video përmes faqes zyrtare të punimeve intensive që po bëhen në stadium.
Ndeshjet e mbetura të sezonit, Reali do t’i luajë në stadiumin “Alfredo di Stefano”, me shpresën se deri në fillimin e sezonit të ri, deri në shtator, do të kryhen punimet brenda stadiumit, si fusha, shkallët, çatia – për t’i zhvilluar aty sërish ndeshjet.
