Sanchez drej largimit nga Interi, por mbetet në Serie A

Sky Sport Italia raporton se ylli kilian po kërkohet nga Roma, në formulën e huazimit, përcjell lajmi.net.

Sanchez është në pronësi të Manchester United, dhe ka shumë rëndësi se si trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të vendos për të ardhmen e tij.

31 vjeçari, është në mesin e lojtarëve më të paguar te Manchester United, dhe në rast largimi, ‘Djajtë e Kuq’ do të preferonin një shitje të plotë të tij.

Këtë sezon tek Inter në Serie A, ka shënuar një gol në nëntë paraqitje.


Shtuar 2.05.2020 15:22