Sampdoria e “pushtuar” nga koronavirusi, shkon në 7 numri i futbollistëve të infektuar

Bartosz Bereszynski është konfirmuar se ai është lojtari i shtatë i Sampdoria që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke iu bashkuar kështu shokut të skuadrës Fabio Depaoli, i cili po ashtu sot rezultoi pozitiv.

Klubi nuk e ka konfirmuar duke thënë se nuk japin detaje shtesë.

Sidoqoftë, Fabio Depaoli dhe tani mbrojtësi tjetër Bartosz Bereszynski kanë shkruar në Instagram për të konfirmuar se janë të infektuar.

“Për fat të keq, unë kam rezultuar pozitiv për Covid-19” ka shkruar polaku.

“Ndihem mirë. Por, akoma nuk kam shmangur virusin. Iu kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi” ka shtuar lojtari.

Sampdoria dhe Fiorentina janë dy skuadrat më të prekura nga Covid-19 në Serie A.


Shtuar 14.03.2020 19:44