Rummenigge me fjalë të mëdha për Lewandowskin: Është sulmuesi më i mirë në botë

Karl Heinz Rummenigge ka thurur elozhe për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak u shpall lojtari i vitit në Bundesliga, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Pas fundit të sezonit, disa komente lidhur me “Yllin” e Bayern i ka dhënë edhe Rummenigge, i cili ka vlerësuar paraqitjet e tij me fanellën e bavarezëve.

“Të realizosh 34 gola në një sezon të Bundesligas, është një arritje e madhe”, ka thënë Rummenigge.

“Vetëm ‘bomberi’, Gerd Muller, ka shënuar më shumë gola në një sezon. Dua ta uroj Lewandowskin për këtë arritje. Ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë”, ishin fjalët e Rummenigge.

Bayern Munich është shpallur kampioni Bundesligës në këtë edicion dhe sigurisht kontribut të madh ka dhënë edhe polaku me golat e tij.


Shtuar 28.06.2020 12:39