Tensionohet në maksimumin marrëdhënia mes klubit të Barcelonës dhe sulmuesit Luis Suarez. Drejtuesit “blaugrana” nuk kanë ndërmend t’u nënshtrohen tekave të 33-vjeçarit, madje e kanë kërcënuar lojtarin se do ta lënë në stol apo në tribunë për një vit (domethënë, deri në përfundimin e kontratës, që skadon në qershor 2021). Pas lajmeve të djeshme të “El Mundo Deportivos”, sot është është gazeta tjetër sportive katalane, “Sport”, që rrit dozën e tensionit.
Sulmuesi uruguajan nuk është pjesë e planeve të klubit dhe trajnerit Koeman dhe, nëse ai nuk bie dakord për të prishur kontratën (Barcelona do të kursente pagën e 10 muajve të ardhshëm), për të nisur një përvojë diku tjetër, klubi është i gatshëm të marrë masa ekstreme.
None found
Këtë konflikt mes Barçës dhe Suarezit Juventusi po e ndjek si një spektator i interesuar, por jo pa u trembur. Sepse, nëse është e vërtetë që bardhezinjtë e duan Suarezin si partnerin e Cristiano Ronaldos, është po kaq e vërtetë që faktori kohë ka një peshë specifike të konsiderueshme.
Uruguajani, që ende nuk ka e zgjidhur problemin e tij me Barçën, në fakt duhet të marrë pasaportën italiane për të qenë më në gjendje të bashkohet me kampionët e Italisë. Sa më shumë të kalojë koha, aq më keq për bardhezinjtë, me Andrea Pirlon që e bëri të qartë edhe pas miqësores me Novarën që pret mbërritjen sa më parë të një qendërsulmuesi.
Paratici pret mesin e kësaj jave për të kuptuar se sa mund të jetë me të vërtetë koha që nevojitet për procesin burokratik për dokumentet e nevojshme për të qenë në gjendje të regjistrojnë Suarezin. Loja, pra, është e dyfishtë dhe rezultati nuk është ende i qartë: kjo është arsyeja pse të dy, Dzeko dhe Milik mbeten alternativa konkrete. Suarez, nëse dëshiron Juven, nuk mund ta zgjatë pambarimisht “lojën” me Barcelonën.
Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…
Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…
Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…
Ernest GjokaPasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli…
Nebi Alshiqi, zyrtar i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, është personi i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare,…