Categories: Uncategorized

Barcelona nuk heq dorë nga sulmuesi i Real Sociedatit

Real Sociedati ka kërkesa të larta për të lënë të lirë sulmuesin William Jose që kërkohet me ngul nga Barcelona, mirëpo katalanasit nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Sulmuesi brazilian është prioritet i Barcelonës, pasi që klubi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi që mund t’i zëvendësojë Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen, të cilët janë të lënduar dhe s’do të kthehen në skuadër deri në fund të sezonit.

Të lidhura

None found

Klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me Real Sociedadin është vendosur në 70 milionë euro dhe, përkundër që ky çmim është i negociueshëm, marrëveshja mes dy klubeve s’është arritur ende.

Dembele do të bëhet operacion të martën në Finlandë dhe së shpejti pritet të bëhet i ditur afati kohor në të cilin do të mungojë futbollisti. Nëse ai do të mungojë për pesë muaj ose më shumë, atëherë Barcelonës do t’i lejohet ta transferojë një lojtar që luan në Spanjë, përkundër që është mbyllur afati kalimtar i janarit.

Katalonasit tashmë i kanë kontaktuar disa edhe disa lojtarë të tjerë, në rast se nuk arrijnë marrëveshje me Real Sociedadin për transferimin e Willian Joses.

Sulmuesi i Alavesit Lucas Perez, sulmuesi i Zaragozas Luis Suarez dhe sulmuesi i Real Betisit Loren Moron janë për momentin nën radarin e Barcelonës, pas lëndimit të Dembeles.

Barcelona dëshiron ta kompletojë transferimin e një sulmuesi para fundit të javës dhe sapo Dembele të bëhet operacion, klubi do t’ia dërgojë raportin mjekësor Federatës së Futbollit të Spanjës, që pastaj i ka 48 orë në dispozicion për t’iu përgjigjur klubit se a ka të drejtë të blejë lojtarë apo jo.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago