Qeveria e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe personave të tjerë, të akuzuar për pengim të administrimit të drejtësisë. Në deklaratë, ajo vuri në dukje se vendimet gjyqësore duhet të respektohen, ndërsa ruhet edhe e drejta për të shprehur kritika ndaj mënyrës se si funksionojnë institucionet e drejtësisë.
Qeveria rikonfirmoi rezervat e saj për Dhomat e Specializuara, duke përmendur posaçërisht transparencën e procedurave, respektimin e të drejtave të palëve dhe zbatimin e standardeve për një proces të drejtë.
None found
Sipas reagimit, besimi te drejtësia nuk varet vetëm nga vendimet e marra, por edhe nga procesi që çon në to. Për këtë arsye, autoritetet theksuan se drejtësia duhet të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme.
“Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, u shpall aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Pavarësia e gjyqësorit dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore përbëjnë parime thelbësore të sundimit të ligjit. Kjo, megjithatë, nuk ua heq qytetarëve të drejtën dhe përgjegjësinë që të ngrenë shqetësime për funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Për këtë arsye, kritikat dhe rezervat tona të vazhdueshme ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të pandryshuara, veçanërisht për transparencën e procedurave, respektimin e të drejtave të palëve dhe garantimin e një gjykimi të drejtë.
Besimi te drejtësia krijohet jo vetëm nga vendimet, por edhe nga mënyra se si ato arrihen. Angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe kërkesa për respektimin e plotë të të drejtave e garancive procedurale shprehin të njëjtin qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. Të tre të pandehurit gjenden…
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me raportimet për përjashtimin e tij nga forumet…
Në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Ilir Shehut alias Pasholli, 51-vjeç, i dënuar më parë për trafik droge në…
Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj…
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të…
Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…