Rregulli i çuditshëm në Britani për fëmijët që luajn futboll nën 12 vjeç, ndalohen të godasin topin me kokë

Fëmijët e moshës nën 12 vjeç nuk do të mund më të shënojnë gola me kokë në ishullin britanik.

Aktvendimi është prezantuar dhe ka hyrë në fuqi menjëherë në tri federatat e futbollit: Angli, Skoci dhe Irlandë e Veriut.

Kjo vjen pas studimit të FUSHS, i cili tregoi se ish-futbollistët ishin tre herë e gjysmë më të predispozuar të vdisnin nga sëmundja neurodegjenerative sesa moshatarët e tyre që nuk janë marrë me futboll.

“Vendimi është marrë për të “zbutur çdo rrezik të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës Angleze.


Shtuar 24.02.2020 13:42