Rossi nuk pensionohet, do të garojë me Petronas

Petronas, skuadër satelite e Yamahas dhe italiani Valentino Rossi, nëntë herë kampion bote në MotoGP, kanë nënshkruar zyrtarisht rinovimin e kontratës. Piloti italian ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me skuderinë malajziane.

Doktori i cili aktualisht është 41-vjeç dhe do të garojë minimalisht në klasin mbretëror të garave me motorë deri në moshën 43-vjeçare, gjithmonë nëse nuk rinovon me Petronas pasi në kontratën e firmosur mes palëve ekziston opsioni për të rinovuar edhe me një tjetër vit në bazë të paraqitjeve që do të bëjë Rossi.


Shtuar 26.09.2020 11:32