Ronaldo nuk njeh limite, udhëheq Portugalinë drejt fitores së dytë (VIDEO)

Portugalia me Cristiano Ronaldon vazhdon të impresionojë, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Suedia me rezultat 0:2.

Ndeshja e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve përfundoi në të mirë të iberikëve, me kapitenin Ronaldo që realizoi të dy golat.

Dy golat e shënuar nga 35-vjeçari ishte njëri më i bukur se tjetri, derisa kapi kuotën e 101 golave në nivelin ndërkombëtarë.

Portgalia mban vendin e parë në grupin e tretë të Ligës A, duke tubuar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Suedia nuk ka marrë asnjë pikë.

Në të njëjtin grup janë edhe Franca dhe Kroacia, me ‘Gjelat’ që morën fitore të pastërt 4:2, duke ndarë vendin e parë me Portugalinë sonte.


Shtuar 8.09.2020 21:09