Ronaldo “ngul këmbë”: Kam akoma shumë për të dhënë

Cristiano Ronaldo ka përsëritur edhe njëherë se ka ende shumë për të dhënë.

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë disa komente me formën e tij aktuale.

Ronaldo ka bërë të ditur se nuk planifikon të ngadalësojë, duke thënë se ka akoma shumë për të ardhur nga ai.

“1000 ndeshje do të thotë përkushtim, punë e madhe dhe talent i shpaguar” ka thënë Ronaldo.

“Nuk është e lehtë të numërosh 1000 ndeshje si 35 vjeçar. Jam shumë i lumtur. Është mirë, por unë shpresoj të luajë qindra ndeshje më shumë” ka shtuar portugezi.

Ronaldo së fundmi ka barazuar edhe rekordin e Serie A, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.


Shtuar 29.02.2020 19:14