Ronaldo mposhtet nga ish futbollisti i Milanit (VIDEO)

Kristiano Ronaldo lansoi sfidën më të re në Instagram, atë të abdominalëve, teksa i ftoi të gjithëve të provonin nëse mund ta mposhtnin.

Mirëpo ajo që mund t’i ngacmojë edhe më shumë egon luzitanit është fakti se tashmë atë e ka mposhtur Matuidi dhe një ish-futbollist holandez.

Bëhet fjalë për Klarenc Sedorf, legjendën holandeze dhe ish-mesfushorin e Milanit. Sedorf për 45 sekonda ia ka dalë të bëjë 143 abdominale, një më shumë se CR7.


Shtuar 11.04.2020 08:28