Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të sukseshëm, brenda dhe jashtë fushës.
34-vjeçari është bërë njeriu i parë që kap shifrën e 200 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.
Ronaldo paguhet 48 milionë dollarë në vit nga postimet që i bën në Instagram.
Lojtari i Juventusit njihet për efektin e tij në fushën e modës dhe reklamave të shumta, gjëra që i kanë sjellur fitime të majme.
CR7 është po ashtu njeriu më i ndjekur në përgjithësi në rrjetet sociale. /albeu.com/