Ronaldo futet në histori në humbjen ndaj Veronës

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke kaluar një formë fantastike edhe pse “zonja e vjetër” u mposht nga Verona.

Ronaldo është bërë lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi me fanellën e Juventus.

CR7 hapi mbrëmë serinë e golave me një goditje në minutën e 65’, për të shkuar në totalin e 20-të golave këtë edicion.

Me humbjen e pësuar mbrëmë, Juve i jep mundësi Interit që me një fitore eventuale në ‘Derby della Madonnina’ të barazohet me pikë me ‘Zonjën e vjetër’. /


Shtuar 9.02.2020 07:17