Ronaldo elozhe Kulusevskit: Ka një potencial të madh, shpresoj të bëjmë shumë gola

Kristiano Ronaldo ka folur me superlativa për Dejan Kulusevskin pas ndeshjes kundër Suedisë.

Portugezi foli për “TV4”, dhe i thuri elozhe lojtarit më të ri të Juventusit.

Bardhezinjtë e blenë që në janar Kulusevskin, por e lanë të mbaronte sezonin tek Parma.

“Ai është një lojtar shumë i mirë. Ka një potencial të madh.Shpresoj të luajmë bashkë, dhe të bëjmë shumë gola. Kënaqësi ta shikosh kur luan”, përfundoi Ronaldo.


Shtuar 9.09.2020 15:19