Ronaldinho sheh ngjashmëri mes yllit të Arsenalit dhe Ronaldo “Fenomenit”

Është vetëm 18 vjeç dhe po bën mjaft mirë te skuadra e parë e Arsenalit. Martinelli erdhi nga ekipet e dobta të brazilit të skuadra e madhe e Premierligës, por kjo nuk e beri atë të “fluturonte” si shumica e adoleshtëve të sotëm, shkruan Albeu.com.

Në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet për “topcinjtë” ka shënuar plot 10 gola, jo pak për një 18 vjeçar.

Goli ndaj Chelsea ishte një sinjal se djaloshin brazilian e pret një e ardhme e ndritur.

Edhe Ronaldo kishte dalë në skenë duke e shënuar një gol të ngjashëm për Barcelonën kundër Compostela.

Prandaj, Ronaldinho, fituesi i Kupës së Botës me Brazilin më 2002, sheh ngjashmëri në lojën e tyre.

“Ne brazilianët jemi të ngazëllyer për të dhe të ardhmen e tij. Të kesh talent është diçka tjetër, e diçka tjetër të kesh vetëbesim në moshën 18-vjeçare. Ai ma kujton Ronaldon në sezonin e tij të parë në Evropë, kur i shënoi 30 gola dhe njerëzit po thoshin: ‘kush është ky djalosh 18-vjeçar nga Brazili?” tha Ronaldinho për Mirror.

“Ai e kërkonte topin, vraponte me të në drejtim të lojtarëve, pa pasur frikë se kundër kujt luante dhe unë shoh ngjashmëri te Martinelli”, shtoi ai.

“Edhe ai e dëshiron topin dhe të shënojë gola. Ronaldo u bë njëri prej më të mirëve në botë dhe ky mund të jetë edhe synimi i Martinellit”, theksoi ai. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 10:26