Ronaldinho flet për herë të parë që nga arrestimi

Legjenda braziliane, Ronaldinho ka folur për herë të parë që nga arrestimi në Paraguay.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe vëllai i tij Roberto Assis u arrestuan në Paraguai në fillim të marsit pasi dyshohet se kishin përdorur dokumente të rreme për të hyrë në vend.

Pasi kaloi 32 ditë në burg, gjykatësi Gustavo Amarilla vendosi që dyshja mund të jetojë në një hotel në Asuncion ndërsa ata presin gjyqin për akuzat e tyre.

“Ne u befasuam plotësisht kur mësuam se dokumentet nuk ishin të ligjshme. Qysh atëherë qëllimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me sistemin e drejtësisë për të sqaruar faktet”.

“Nga ai moment deri sot, ne kemi shpjeguar gjithçka dhe kemi lehtësuar gjithçka që është kërkuar nga ne”, vazhdoi ai.


Shtuar 27.04.2020 12:19