Roma synon të sigurojë shërbimet e Pedros

Sulmuesi i Chelsea, Pedro Rodriguez pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar ose në merkatom e verës.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio njofton se interesim për ish-futbollistin e Barcelonës ka shfaqur Roma.

Gjithashtu, veterani i sulmit ka ofertë edhe nga Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vissel Kobe në Japoni.

Megjithatë, ish-përfaqësuesi spanjoll duket më i vendosur të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.

Mediat e huaja shkruajnë se ëndërr e Pedros është të rikthehet në Barcelonë, në vitet e fundit të karrierës


Shtuar 28.01.2020 13:00