Roma-Juventus, Fonseca “ndez” supersfidën

Paulo Fonseca i ka dhënë një mesazh bashkëkombësit të tij Cristiano Ronaldo pak ditë para sfidës së kampionatit që do të zhvillohet mes Roma-s dhe Juventus-it.

“Çfarë do t’i them? k e di, por shpresoj që të jetë i zemëruar pas ndeshjes”, ka thënë trajneri i verdhekuqve.

“Juventus-i është një skuadër e madhe, më e forta në Itali bashkë me Inter-in, do të jetë një ndeshje e vështirë. Zaniolo do të luajë”.

“De Rossi? Nuk e njoh, por do të ishte bukur të flisja me një ekspert futbolli si ai. Merkato? Jemi të vëmendshëm, por nuk mund të them më shumë”.


Shtuar 8.01.2020 16:06