Roma detyrohet të shesë dy yjet e saj

Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini mund të largohen nga Roma, si pasojë e problemeve ekonomike të skuadrës.

Këtë javë është mësuar se skuadra është në një borxh të madh prej 278.5 milionë eurove, rritje kjo për 60 milionë euro nga qershori i vitit të kaluar.

Kështu, Roma mund të obligohet që të shes kartonin e Zaniolo, për të cilin interesim ka pasur edhe nga Liverpool.

Tjetër lojtar që mund të largohet është Lorenzo Pellegrini, i cili pëlqehet shumë nga Paris Saint Germain.

Zaniolo disa muaj më parë kishte një çmim prej 80 milionësh, por ky çmim mund të reduktohet pas pandemisë Covid-19.

Në anën tjetër, Pellegrini vlerësohej me 30 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Roma do të gjej tjetër zgjidhje ose nëse do të shes dy yjet e skuadrës.


Shtuar 17.05.2020 12:20