Në stadiumin “Olimpico” u luajt sfida mes Romës dhe Gent, e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.
Verdhekuqtë arritën të triumfonin e rezultatin minimal 1-0 ndaj belgëve.
Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e 13-të nga Perez, i cili shfrytëzoi në mënyrë maksimale asistin e Dzekos.
Deri në fund të sfidës skuadrat patën raste për gol, por që nuk arritën t’i shfrytëzonin.