Rikthimi në Napoli, tifozët e të kaltërve befasojnë Sarrin

Ndeshja kryesore në kampionatin italian ditën e sotme është ajo mes Napolit dhe Juventusit.

Takimi mes dy ekipeve ka qenë më i rëndësishmi vitet e fundit në garën për titullin kampion, ndërsa kësaj here është ndryshe pasi napoletanët po kalojnë një formë të dobët.

Sfida e sotme mes dy skuadrave është e veçantë edhe për një arsye tjetër. Në Napoli rikthehet, Maurizio Sarri, i cili ka qenë pjesë e “të kaltërve”” në suksesin e arritur vitet e fundit.

Kjo do jetë hera e parë për trajnerin që do i vihet kundër së kaluarës, ndërsa tifozët e Napolit tashmë e konsiderojnë një tradhtar, ndaj kanë menduar ta surprizojnë me një natë të zhurmshme.

Ultrasit e të kaltërve kanë shkuar në hotelin ku është akomoduar Juventusi dhe kanë bezdisur stafin me koret e tyre. Ndërkohë, në qytet janë hapur disa banderola kundër Sarrit, duke ia bërë të ditur se në stadium e pret një atmosferë e nxehtë dhe aspak miqësore.


Shtuar 26.01.2020 11:56