Rikthimi i tifozëve në stadium në Serie A? Kryeministri i Italisë sqaron gjithçka

Tema e rihapjes së stadiumeve kishte marrë zhvillim javët e fundit në Itali, me shpresën për të parë tifozët në tribuna sa më shpejt të ishte emundur.

Klubet si Juventus dhe Parma, bënë një kërkesë për hapjen e stadiumeve, por diçka e tillë nuk është aprovuar nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili në një intervistë për “Fatto Quotidiano” shpjegoi këndvështrimin e tij mbi çështjen: ” Për sa më përket mua, prania në stadium si dhe në tubime ku grumbullimi është i pashmangshëm , jo vetëm në tribuna por edhe në momentin e hyrjes dhe daljes, nuk është absolutisht e përshtatshme “, tha Conte.

Kështu, kthimi i tifozëve në stadium duket ende larg , në përputhje me rregullat e sigurisë për të shmangur përhapjen e infeksionit Coronavirus.


Shtuar 5.09.2020 12:38