Më në fund është rikthyer Liga e Evropës, pas më shumë se pesë muajsh pritjeje.
Gara e dytë më e rëndësishme për klube në Evropë ishte ndërprerë në mesin e muajit mars shkaku si pasojë e koronavirusit.
UEFA është e vendosur që ky edicion i ligës së Evropës të përfundojë deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që të fillohet me edicionin e ri.
Sot (e mërkure) do të zhvillohen katër ndeshje në dy orar të ndryshme, derisa edhe të enjten do të ketë takime.
Copenhagen- Basaksehir, Wolfsburgu – Shakhtar Donetskut do fillojnë në orën 18:55.
Në anën tjetër, takimet që fillojnë në orën 21:00 do të jetë ai mes Interit dhe Getafes e Manchester United kundër LASK.