Rikthehet Kategoria Superiore, zbulohen datat dhe oraret e ndeshjeve

Futbolli në Shqipëri do të rikthehet pas pak ditësh për ndeshjet e fundit të fazës së dytë. Tërmeti i 26 nëntorit bëri që të mos mbylleshin plotësisht dy fazat e para duke qenë se u shty për një javë teksa ekipet do ta rinisin kampionatin pas një jave.

Të martën e datës 21 janar, ekipet do të zbresin në fushë dhe do të luhen 3 takimet e javës së 18. Është vendosur që takimet të luhen në dy orare të ndryshme, ku në orën 14:00, Vllaznia pret Flamurtarin në shtëpi, ndërkohë që një ditë më vonë, Kukësi luan në transfertë kundër Luftëtarit.

Në orën 17:00 do të luhen 2 ndeshje të tjera mjaft interesante. Skënderbeu do të presë në shtëpi ekipin e Partizanit, teksa Teuta pret në Durrës ekipin e Laçit. Java e 18 mbyllet në “Selman Stërmasi”, ku Tirana luan në shtëpi kundër Bylisit.

Java 18
21/01/2020

14:00 Vllaznia – Flamurtari
17:00 Teuta – Laçi
17:00 Skënderbeu – Partizani

22/01/2020

14:00 Kukësi – Luftëtari
17:00 Tirana – Bylis


Shtuar 15.01.2020 18:46