Kapiteni i Dortmund, Marco Reus ka këshilluar shokun e ekipit, Jadon Sancho të refuzojë ofertat e Premier League për të qëndruar edhe një vit në Bundesligë.
Manchester United dhe Chelsea janë në konkurrencë për të nënshkruar me 20-vjeçarin, me Djajtë e Kuq aktualisht janë më përpara, mes pretendimeve që ai është i hapur për një rikthim në Angli.
Por, Reus beson se anësori duhet të qëndrojë në Gjermani për momentin, duke parashikuar se ai do të jetë i gatshëm për një transferim të madh brenda një ose dy viti.
“Ai duhet të qëndrojë edhe një, ndoshta dy vjet në Dortmund”, i tha Reus Sport Bild.
“Sipas mendimit tim, aktualisht nuk ka asgjë më të mirë për të. Atëherë ai mund të ndërmarrë hapin me të vërtetë të madh. Si një lojtar mund të vazhdojë të zhvillohet me ne si një i rregullt në ekip”.