RENDITJA/ Formula 1, dominim i plotë nga Mercedes

Kur kanë mbetur edhe shtatë gara deri në përfundimin e këtij të sezoni në Formula 1, vërehet qartë dominimi i Mercedes.

Dy pilotët e kësaj makine, Lewis Hamilton dhe Valterri Bottas gjithashtu udhëheqin listën e pilotëve më të mirë.

Piloti britanik është shumë afër titullit të shtatë kampion, që do ta barazonte legjendën Michael Schumacher, si dy pilotët me më shumë tituj kampioni në historinë e këtij sporti.

Hamilton ka tubuar 205 pikë, 44 më shumë sesa Bottas që ka 161 sosh.

Max Verstappen ndërkohë në pozitën e tretë ka 128 pikë.


Shtuar 30.09.2020 13:20