Reja: Napolit i thash të transferonte Kumbullën, mbrojtësi mund të përfundonte tek Juventusi

Në një intervistë të fundit për mediet italiane, ku u pyet për tema të ndryshme të futbollit në Apenine, trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, zbuloi se kishte ndërhyrë që Napoli të merrte Marash Kumbullën.

“I thashë Napolit ta merrnin menjëherë Kumbullën. Është një lojtar i fortë fizikisht, një djalë me një qetësi të jashtëzakonshme, por ai për momentin refuzoi.”

Kampionët në fuqi të Juventusit duhet të jenë penduar që nuk ngulmuan më shumë dy vite më parë, kur tentuat të afronin Kumbullën te skuadra e të rinjve.

“Dy vite më parë duhej të përfundonte tek Juventusi, por pak drejtuesit të Hellas Veronës dhe pak familja ndikuan që të mos largohej, me idenë që duhej të rritej.”

Një lojtarë me cilësitë e Kumbullës do të luante pa frikë edhe në përfaqësuesen italiane, por tashmë është shumë vonë.

“Ftesa që mori nga Shqipëria? Në Itali nuk e thirri kush, kështu që e bëra të debutonte me kombëtaren e origjinës…”

Pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren 2-1 të Veronës ndaj Juventusit, është shtuan numri i klubeve të mëdha në Europë që kanë në vëmendje 20-vjeçarin kuqezi. Borussia e Dortmundit dhe Manchestet United shohin te shtatlarti shqiptar që mbrojtës me të ardhme e që mund të bëjë shumë mirë në Bundesligë dhe Premier League.


Shtuar 11.02.2020 07:50