Reja nuk i besoi që nga fillimi, Uzuni nuk kursen lëvdatat për veten: Çunat nuk kishin forcë, ndryshova lojën

Myrto Uzuni nuk ka hezituar të thur lëvdata për veten i cili nuk u aktivizua që në fillim nga Reja.

Paraqitja e tij e shtyn atë të mendoj se ai ndryshoi rrjedhën e lojës duke aluduar se duhej të ishte në fushë nga fillimi

Lojtari u shpreh se shokët e tij të skuadrës nuk kishin forcë kur ky erdhi në fushë dhe kështu Uzuni bëri ndryshimin.

“Mendoj se nuk e nisëm shumë mirë ndeshjen. Goli na dëmtoi psikologjikisht, kur hyra në fushë e pashë që çunat nuk kishin më forcë. Kjo ishte hera e parë që luaj me këtë skemë. Mendoj se kur hyra në fushë unë, ekipi mori më shumë zemër. Në pjesën e dytë ndryshuan pak gjërat. Kështu është futbolli nëse nuk shënon e pëson.

Postimi i babait? Babai është njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Në Bjellorusi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sot ishte fitorja është detyrim. Besoj që me këtë grup lojtarësh do ecim shumë përpara. Kur luan brenda, ai gol i pësuar na bëri që ne të biem psikologjikisht.”, u shpreh Uzuni.


Shtuar 7.09.2020 21:33