Categories: Uncategorized

Reja “drejton” Kumbullën drejt Lazios

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edy Reja ka dhënë një intervistë për gazetën sportive italiane, Corriere Dello Sport, ku ka folur me superlativa për mbrojtësin kuqezi të Veronës, Marash Kumbulla, i cili mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato.

“Marash është një mbrojtës shumë inteligjent, shumë i shpejtë në ndërhyrje dhe i fortë në luftën në ajër. Mbi të gjitha është një djalë me kokën mbi shpatulla, ndaj ka një marzh shumë të lartë përmirësimi. I ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një nga mbrojtësit më të mirë dhe për të luajtur në nivele të larta”, tha Reja.

Të lidhura

None found

Orët e fundit është folur shumë për një marrëveshje për transferimin e Kumbullës te Lazio, pasi bardhekaltrit kanë arritur një marrëveshje me Veronën, duke “djegur” konkurrencën me Interin, që dukej e avantazhuar për të marrë shërbimet e tij.

“Nuk besoj se Kumbulla ka favorizuar një klub apo një tjetër për transferimin. Besoj se vendimi është marrë, apo do merret duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë, që nuk lidhen me ofertën ekonomike, por atë profesionale. Kumbulla është një djalosh që dëshiron të luajë vazhdimisht dhe në këtë drejtim Lazio i ofron garanci më të mëdha se të tjerat”, u shpreh trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, ndonëse disponon edhe pasaportë italiane, ndërsa vetë Reja deklaroi se Kumbulla mund të ishte një alternativë mjaft e vlefshme për përfaqësuesen e Roberto Mancinit.

“Mendoj se mund të kishte interes edhe nga Italia, duke parë edhe faktin që ka pasaportë të vendit tonë. Me cilësitë që ka, është nga të rinjtë më premtues, pasi duhet të pranojmë se përveç Bastonit, nuk shoh asnjë italian të ri dhe të zonë në mbrojtje, në kampionatin tonë”, tha trajneri Reja.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago