Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, deklaroi të premten se vendi i tij nuk pretendon tokën e askujt, por as nuk do të heqë dorë nga territori që i përket. Këtë ai e tha si përgjigje ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, i cili kishte theksuar se shteti i tij nuk do të lëshojë asnjë pjesë të territorit gjatë bisedimeve për përcaktimin e kufirit me Kroacinë.
Ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq, kishte pohuar më herët gjatë së premtes se Mali i Zi nuk do të tërhiqet nga asnjë pjesë e tokës së tij, por është i gatshëm të vazhdojë negociatat me Kroacinë dhe që çështjet e pazgjidhura të mbyllen me marrëveshje ose në instanca ndërkombëtare.
None found
Plenkoviqi, duke iu referuar kësaj deklarate, tha se nuk e kishte të qartë se për cilën zonë të territorit e kishte fjalën ministri malazez.
“Nuk arrij ta kuptoj plotësisht se për cilën pjesë të territorit bëhet fjalë”, u shpreh Plenkoviqi para gazetarëve në Poreç, sipas agjencisë kroate të lajmeve HINA.
“Kroacia nuk kërkon kurrë territorin e dikujt tjetër, por nuk heq dorë nga i veti. Këtë nuk do ta lejojë as qeveria jonë dhe as askush tjetër në Kroaci. Qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë – ai është i qartë dhe i prerë”, shtoi ai.
Plenkoviqi shpjegoi se propozimi kroat për marrëveshjen e kufirit tokësor mbështetet në parimet e Komisionit të Badinterit, sipas të cilave kufijtë e dikurshëm ndërmjet republikave, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u kthyen në kufij shtetërorë.
Ai përmendi gjithashtu se regjimi i përkohshëm i vendosur në vitin 2002 e konfirmon kufirin në kepin e Konfinës. Kjo zgjidhje ishte pranuar më shumë se dy dekada më parë nga grupet e përbashkëta të ekspertëve të të dy vendeve.
Sipas tij, tani ka ardhur momenti që regjimi ekzistues i përkohshëm kufitar të bëhet zyrtar.
“Sa i përket qëndrimit tonë, ai është i qartë, i prerë dhe nuk do të ndryshojë”, theksoi kryeministri kroat.
Ai shtoi se Mali i Zi i ka zgjidhur tashmë çështjet e përcaktimit të kufirit me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke u bazuar në të njëjtat parime, prandaj marrëveshja me Kroacinë nuk duhet të jetë e ndërlikuar.
“Çdo gjë tjetër do të ishte jashtëzakonisht e habitshme dhe, nëse analizojmë plotësisht, nga ana jonë mund të lexohet sikur dikush ka pretendime mbi territorin tokësor të Kroacisë”, deklaroi Plenkoviqi, ndonëse shprehu shpresën se kjo nuk është e vërtetë.
Përcaktimi i kufirit mbetet një nga çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve, të cilën Kroacia e kërkon me këmbëngulje, ndërsa Mali i Zi po zhvillon negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Të enjten, Zagrebi zyrtar refuzoi të japë pëlqimin për mbylljen e kapitullit 15, që lidhet me energjetikën, pjesërisht për shkak të dokumenteve të kontestuara që kanë të bëjnë me përcaktimin e kufirit detar.
Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje në program.Pas ndeshjes të…
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…
Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…
Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do…
Revoltat politike shpesh vijnë me valë. Ashtu si ideologjitë dhe besimet fetare, ato mund të përhapen nga një vend në…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81 lekë dhe shitet për 8217 lekë. Euro, blihet me 89.2 lekë…