sport

“Kombëtarja e ndihmon shumë”, agjenti i Kumbullës: Edhe stërvitjet po i përjeton me shumë emocion

Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali ka folur mbi situatën e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

AI u shpreh se rikthimi në Kombëtare do ta ndihmojë klientin e tij dhe gjithashtu flet për të ardhmen e 24-vjeçarit.

Të lidhura

None found

“Grumbullimi me kombëtaren e ndihmon shumë, sidomos në aspektin emocional. Kaloi një dëmtim shumë të rëndë, të komplikuar dhe të gjatë.

Rikthimi në kombëtare në vigjilje të Europianit do të thotë shumë për të, e ka dëshiruar shumë këtë ditë.

ani ka përpara ndeshjet me Kilin dhe Suedinë dhe do të rikthehet në fushë me kombëtaren.

Rikthimi në formë para Europianit ishte një nga objektivat e tij më kryesorë, nuk ka event më të mirë për një futbollist se sa një turne i tillë.

Megjithatë, t’i marrim gjërat me radhë, me rëndësi është rikthimi në kombëtare dhe puna e vazhdueshme me Sassuolon.

Kjo skuadër ka nevojë për rezultate dhe ka nevojë për lojtarë me kualitetin e Kumbullës. Këto janë për momentin objektivat kryesorë të Kumbullës.

Më pas të shohim çfarë do të ndodhë me Europianin. Mbi të gjitha Shqipëria debuton kundër Italisë dhe pritet shumë. Kumbulla priti gjatë për rikthimin në fushë.

Ishte emocionues rikthimi i tij, kur qëndron për një kohë të gjatë jashtë fushave, gjithçka të duket ndryshe. E mbaj mend, edhe gjëra më elementare në stërvitje i përjetonte me shumë emocion.

Roma? Ne me Romën morëm një vendim për të mirën e lojtarit që të kishte më shumë minuta në dipozicion. Objektivi është të rikthehet te Roma në verë, ka një kontratë deri në vitin 2027, më pas të shohim”, u shpreh Vitali.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago