Cristiano Ronaldo ka kërkuar përforcime të reja tek Juventusi.
Portugezi preferon transferimin e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, i cili është shumë pranë nënshkrimit me bardhezinjtë.
Të lidhura
None found
Mediat në Itali shkruajnë se “CR7” ka refuzuar Suarezin pasi mendon se sulmuesi boshnjak do të përshtatet më mirë në Torino.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Agnellit pasi bisedimet me Dzekon janë pothuajse në përfundim dhe sulmuesi pritet të përfitojë 8 milionë euro në sezon ndërsa Roma do të arkëtojë një shumë me vlerë 15 milionë eurosh për shitjen e kartonit të tij.
