Reali “sakrifikon” 12 lojtar për t’i shpëtuar krizës së koronavirusit, në listë nuk mungojnë Marcelo dhe Bale

Real Madrid, për shkak të krizës, do të duhet të bëjë llogaritë me lojtarët e tepërt që ka në skuadër.

Pasiguria mbretëron edhe nga anët e ‘Casa Blanca’ dhe, në muajt e ardhshëm, klubi me më shumë tituj në botë do të jetë i detyruar të ‘shkurtojë’ 12 lojtarë nga 37 (26 në ekipin e parë dhe 11 të huazuar).

Kjo është ajo që ka bërë të ditur AS, që ka theksuar se disa prej lojtarëve të huazuar do të kthehen në Bernabeu. Emrat e mëdhenj me të ardhmen e pasigurt janë Bale, Modric, Lucas Vazquez, James Rodriguez, Ceballos, Vallejo, Marcelo dhe Mendy.

Mbeten për t’u vlerësuar situatat e Mariano dhe Jovic, përveç ato të lojtarëve të huazuar pak a shumë kudo, si Luca Zidane, një nga djemtë e Zizou, De Frutos, Manu Hernardo.

Ndërsa duket e vështirë që klubi të heqë dorë nga Odergaard, Hakimi, Mayoral, Oscar Rodriguez, Reinier, Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Një situatë në zhvillim e sipër, me presidentin Florentino Perez dhe emisarët e tij që i janë futur punës për të pakësuar kostot.


Shtuar 1.04.2020 18:06