Reali hedh sytë nga ylli i Manchester City-t

E ardhmja e Rahem Sterling mund të jetë në Spanjë, “galaktikët” janë duke e shqyrtuar me kujdes ecurinë e anglezit.

Reali ka shfaqur një admirim për lojtarin edhe para disa kohësh, dhe liderët e La Liga janë duke parë nëse lojtari anglez do të rinovojë me ‘Citizens’, për të matur lëvizjet e tyre.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Sterling dhe plani i ‘Los Blancos’ për nënshkrimin e anësorit.


Shtuar 9.02.2020 08:22