Futbollisti i Real Madridit, Mariano Diaz, është ende i infektuar me Koronavirus.
Sipas medias spanjolle “El Chiringuito”, sulmuesi nga Republika Domenikane është prej një jave i infektuar me COVID-19.
Lajmi fillimisht tronditi Realin, pasi rrezikohej që të mos luhej ndeshja e kthimit për fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt.
Ditën e nesërme, sulmuesi dhe e gjithë skuadra do të kryejë testin e tretë, për të kuptuar gjendjen e plotë shëndetësore.