Reali “braktis” “Bernabeun”, nuk luan deri në 2021

Real Madridi do të kompensojë të gjithë ata që kanë blerë biletat për ndeshjet në stadiumin “Santiago Bernabeu’, deri në fund të sezonit 2019/20.

Madrilenët kanë vendosur që ndeshjet e para, pas rifillimit të sezontit, t’i zhvillojnë në kompleksin e tyre të stërvitjes, “Valdebebas”.

Klubi i Real Madridit planiikon që të rikthehet në “Bernabeu” në janar të vitit të ardhshëm.

Në këtë sezon Real Madridi duhet të zhvillojë 6 ndeshje në terrenin vendas edhe atë ndaj: Eibarit, Valencias, Majorkës, Getafes, Alavésit dhe Villarrealit.


Shtuar 11.05.2020 19:59