Real Madridi po shfaq interes serioz ndaj mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic.
Madrilenët janë duke e ndjekur nga afër kroatin dhe gjatë afatit kalimtar të verës në zyrat e zikaltërve pritet të mbërrijë një ofertë e majme.
Trajneri i gjigantit spanjoll Zinedine Zidane është shumë i interesuar në partnerin e Luka Modricin në ekipin kombëtar kroat, me të cilin ai ia doli ta arrijë finalen në Kupës së Botës 2018.
27-vjeçari është kyç në mesfushën e Interit dhe Zidane e do atë në skuadrën e tij pranë Casemiros, apo në vend të brazilianit.
Brozovic iu bashkua Interit më 2015 dhe ka kontratë me zikaltrit deri më 2022. Klubi italian dëshiron t’ia rinovojë kontratën, por sipas mediave italiane, rinovimi është komplikuar pas interesimit të Real Madridit.
Ai i ka zhvilluar 28 ndeshje për Interin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke i shënuar tri gola dhe pesë asiste.
Në treg, Brozovic vlerësohet të kushtojë 60 milionë euro
