Categories: Uncategorized

Real Madrid-Manchester City, rekordet dhe statistikat që u vulosën nga fitorja e anglezëve

Manchester City ia doli të përmbyste Real Madrid dhe të merrte një fitore me shumë peshë në ‘Bernabeu’, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave në ‘Champions League’.

Triumfi i anglezëve në Madrid është absolutisht një rezultat historik, por që prodhoi edhe shumë rekorde të reja në librat e

Të lidhura

None found

‘UEFA Champions League’.
Pep Guardiola u bë vetëm trajneri i dytë që arrin të fitojë 2 transferta ndaj Real Madrid në këtë kompeticion, diçka që më parë është arritur vetëm nga Ottmar Hitzfeld. Gjithashtu, tekniku katalanas është bërë zyrtarisht edhe trajneri që ka fituar më shumë ndeshje në fazën me eleminim direkt të ‘Champions League’, 28 të tilla, duke parakaluar emra të mëdhenj të këtij sporti, si Carlo Ancelotti, Jose Mourinho dhe Sir Alex Ferguson.

Përmbysja që ‘citizens’ realizuan në ‘Bernabeu’ tregon shumë për problemet e këtij Reali. Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë në historinë e këtij kompeticioni që ia del të mposhtë ‘los blancos’ në transfertë, edhe pse madrilenët kishin shënuar golin e parë. Më parë, këtë e kishte realizuar vetëm skuadra e Milanit në tetor të 2009-ës. Isco ishte ai që krijoi iluzionin se ‘los blancos’ do të siguronin një tjetër triumf të madh, në atë që ishte goli i parë në ‘Champions’ për lojtarin spanjoll që nga shtatori i 2018-ës kundër Romës.

Sergio Ramos regjistroi ndeshjen e 124-t si titullar në këtë kompeticion, duke kaluar Gianluigi Buffon. Por kjo arritje e kapitenit të Real Madrid u njollos me kartonin e katërt të kuq që ai merr në ‘Champions’, duke barazuar Ibrahimovic dhe Edgar Davids si më të ndëshkuarit. Tek Manchester City, Gabriel Jesus shënoi golin e pestë në këtë edicion. Të gjithë këto kanë ardhur në transferta dhe në këtë sezon më mirë se ai në ndeshjet larg ‘shtëpisë’ kanë bërë vetëm Leëandoëski dhe Gnabry të Bayern Munich. Në fund, ylli i mbrëmjes ishte Kevin de Bruyne me një gol dhe një asist. Belgu gjeti rrjetën për herë të 50 për fanellën e City-t dhe ia doli për herë të parë të shënojë dhe të asistojë në të njëjtën sfidë të ‘Champions League’-ës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago