MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 24: Manchester City manager Pep Guardiola during the press conference at Manchester City Football Academy on August 24, 2018 in Manchester, England. (Photo by Matt McNulty - Manchester City/Man City via Getty Images)
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, në prag të gjysmëfinales së kthimit në Champions League kundër Real Madrid, doli para mediave dhe foli për shumë çështje, duke nisur të situata në skuadrën e tij e për të vijuar më pas edhe për tema të tjera që i hapën gazetarët.
Manchester City e ka fituar 4-3 ndeshjen e parë në Britaninë e Madhe kundër Real Madrid dhe synon që edhe nesër të bëjë të njëjtën gjë dhe për të dytin sezon radhazi të shkojë në finalen e Champions League.
None found
I pyetur nëse ka marrë ndonjë “leksion” nga El Clasico e fituar nga Barca në “Bernabeu”, Guardiola para mediave tha: “Unë kam parë vetëm momentet kryesore të El Clasico, nuk e pashë ndeshjen e plotë në detaje. E di që Carlo bëri diçka që normalisht nuk e bënte taktikisht. Nuk mund të marr asgjë nga ajo ndeshje për të na ndihmuar në këtë sfidë”.
“A jemi të barabartë me Realin? Janë dy skuadra të mira, i pamë edhe një javë më parë. Ata janë kampionë në Spanjë, ne po përpiqemi të jemi kampionë këtu. E thashë një javë më parë, jemi në gjysmëfinale për t’u përpjekur dhe për të arritur finalen e dytë radhazi”.
“Do përpiqemi të paraqitemi më mirë se në ndeshjen e shkuar. Shkojmë në Madrid për këtë. Të gjithë janë gati për të tentuar ta bëjnë diçka të tillë. Fakti që kemi qenë në këtë fazë shpesh, na ndihmon të dimë se si ta trajtojmë situatën. Gjithsesi kjo nuk është një garanci për të luajtur mirë. Ata e dinë që ne duhet të paraqitemi mirë për të shkuar në finale”. /h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…