Categories: maqedoni

Hoxha njofton ngritjen e qendrave rajonale për mbeturina

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, deklaroi se krijimi i një sistemi rajonal për grumbullimin e mbeturinave mbetet një ndër prioritetet e kësaj ministrie, pasi kjo nënkupton vendosjen e rendit dhe zbatimin e një reforme shumë të rëndësishme në të gjitha rajonet e vendit.

“Plotësisht e kuptoj reagimin e deputetëve dhe qytetarëve lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Sa i përket ndërtimit të qendrës rajonale në qytetin e Sveti Nikoles, e cila do të mbulojë rajonin lindor dhe verilindor, ky është një proces që po e zhvillon Ministria e Financave, përkatësisht institucioni në kuadër të saj përgjegjës për mjetet nga BE-ja. Kjo procedurë është në rrjedhë dhe, zyrtarisht, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk jemi të informuar për zyrtarizimin e këtij procesi, prandaj nuk do të jap shumë hollësi për këtë”, tha Hoxha.

Të lidhura

None found

Ministria po punon në përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave të tjera të nevojshme për ndërtimin e qendrave të tjera rajonale në vendin tonë.

“Në Rusino, e cila përfshin rajonin e Pollogut, përgatitjet administrative dhe procedurale janë në fazën e përfundimit. Deri në fund të këtij viti, përkatësisht vitin e ardhshëm, do të presim shpalljen e parë të qendrës së parë rajonale Rusino, e cila do të ndërtohet me standarde ekologjike evropiane. Tashmë është shpallur edhe ndërtimi i qendrës transferuese në qytetin e Tetovës, e cila është pjesë e projektit rajonal për ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave. Hollësitë për mjetet financiare nuk do t’i përmend para opinionit, sepse ato janë procese në ecuri dhe nuk mund të flitet për to”, tha ministri Hoxha.

Ai theksoi se Ministria vazhdon edhe me përgatitjet e tjera administrative dhe procedurale për ndërtimin e qendrës së dytë rajonale në Novaci, e cila do të përfshijë dy rajonet përkatëse.

“Kjo do të thotë se bëhet fjalë për komunat që i takojnë rajonit jugor dhe perëndimor të Pellagonisë. Procedurat janë në rrjedhë dhe aty parashikohet ndërtimi i pesë qendrave transferuese të mbeturinave në të gjitha komunat. Qendra e tretë që po diskutojmë është ajo që do të ngrihet në komunën e Bosillovës; edhe procedurat për fillimin e ndërtimit të kësaj qendre janë në një fazë disi të avancuar dhe ne, si ministri, jemi në proces të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm”, tha Hoxha në mbledhjen plenare për parashtrimin e pyetjeve të opozitës.

të fundit

Shehaj shkon me urgjencë në spital dhe denoncon presionin e policisë së Komisariatit nr.1 ndaj 23-vjeçarit që rrëfeu dhunën

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…

3 minutes ago

Conte zbulon kushtet për një rikthim të mundshëm te Juventusi

Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…

10 minutes ago

Projektbuxheti 2027 kap vlerën e 10 miliardë eurove, Koçiu: Synojmë Shqipërinë europiane me më shumë siguri për familjet

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…

12 minutes ago

Muhaxheri dëshmon në Komisionin Hetimor: Arlinda Zekaj kërkoi strehim vetëm për fëmijën, jo për veten

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se e ndjera Arlinda Zekaj nuk kishte kërkuar asnjëherë strehim për…

16 minutes ago

Rama: Bulgarians must be part of North Macedonia’s Constitution, there is no longer any reason for dispute

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

19 minutes ago

Expert Popovska on the “Lottery” case: I did not observe any procedural violations

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…

20 minutes ago