Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel, beson se Real Madrid nuk e meritonte të kualifikohej në finalen e Champions League, ku do të përballet me Liverpoolin në Paris më 28 maj.
Schmeichel shpjegoi se “Los Blancos” nuk krijoi shumë në ndeshjen e dytë kundër Manchester Cityt, por ata ishin mjaftueshëm klinikë për t’i kthyer të tre rastet e tyre në gola.
None found
“Real Madridi nuk ka të drejtë të jetë në atë finale”, tha Schmeichel për “CBS Sports”.
“Ata ishin skuadra më e dobët gjatë dy ndeshjeve. Shansi i parë ishte goli i parë në minutën e 90-të, goli i dytë ishte rasti i dytë dhe goli i tretë ishte hera e tretë që goditën portën. Man City ishte në kontroll të plotë, por është ai momenti që ne folëm për këtë. Ne folëm se si ai stadium atje mund të ishte lojtari i 12-të.”
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe eksperti aktual i TV, Rio Ferdinand ka treguar arsyet e suksesit të Real Madridit në Champions League.
“Asnjëherë nuk duhet të dyshoni te lojtarët në këtë ekip”, tha Ferdinand për “BT Sport”.
“Gjithmonë kemi thënë, përvoja ka shumë rëndësi në këtë kompeticion, por ata treguan zemër, dëshirë. Këta lojtarë, kanë qenë atje, e kanë parë këtë. Fakti që ata kanë kaq shumë lojtarë në këtë skuadër që kanë fituar shumë Champions, në asnjë moment të këtij turneu nuk i keni parë ata në panik.
Pavarësisht se ku janë, çfarë lojtarësh kanë, këta djem i besojnë njëri-tjetrit, i besojnë menaxherit dhe kësaj turme, ata kanë qenë të çmendur”./ h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…