Rashica largohet nga Werder? Reagon klubi gjerman

S’ka oferta e as kontakte mes klubeve për Rashicën.

Klube të shumta nga Anglia dhe Italia sipas shumë mediave interesohen për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Megjithatë, Frank Bauman, drejtori sportiv i Werder Bremen, ka thënë se deri më tani as s’kanë pasur ndonjë kontakt me ndonjë klub për Milot Rashicën, e lëre më oferta.

“Nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar. Nuk ka asgjë specifike”, u shpreh Bauman.

Werder janë të hapur ta lënë të largohet Rashicën, por vetëm nëse arrin oferta e duhur, për të cilin duan mbi 20 milionë euro.


Shtuar 28.05.2020 20:33