Ramos, Balotelli dhe një shqiptar më të ndëshkuarit e dekadës (FOTO LAJM)

Kemi hyrë në dekadën e tretë të këtij shekulli dhe tashmë në botën e futbollit është koha e përmbledhjeve. Periudha 2010-2019 në fokus. Kush janë lojtarët që kanë marrë më shumë kartonë të kuq në këtë dekadë? Vendin e parë e mban një mesfushor qendre.

Charles Kabore kishte si detyrë të ndalte që në mesfushë aksionet e kundërshtarëve dhe këtë e ka bërë me Marseille në Francë dhe në klubet ruse ku ka luajtur më pas. Në 350 ndeshje ai është ndëshkuar 15 herë me kartonë të kuq.

Të lidhura

None found

Vendin e dytë e mban ylli i Real Madrid, Sergio Ramos. 15 kartonë të kuq, por ka më shumë ndeshje se të gjithë: 435. Në listën e dhjetë më të ndëshkuarve është edhe Mario Balotelli, i renditur i katërti me 10 kartonë të kuq.

Nuk mund të mungojë Gary Medel, si dhe ish-mbrojtësi i Milan, Palleta. Së bashku me Coentrao, i cili ka luajtur me Real Madrid, kanë marrë nga 9 kartonë të kuq. Listën e mbyll Granit Xhaka, me 8 të kuq në dekadën e fundit. /


Shtuar 1.01.2020 10:07