Rakitic sqaron raportin me Messin dhe Suarezin: Kurrë skemi qenë shokë të ngushtë

Ivan Rakitic ka shpjeguar raportin e tij me Lionel Messin dhe Luis Suarezin te skuadra e Barcelonës.

Ivan Rakitic ka bërë të ditur se nuk kishte raport të ngushtë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin te ekipi i Barcelonës.

Mesfushori kroat i dha fund aventurës së tij te gjiganti katalan duke u rikthyer te ish skuadra e tij Sevilla, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kurse, ai ka shpjeguar se nuk kishte miqësi të ngushtë me dy prej yjeve kryesorë të ekipit.

“E kam thënë timen. Unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta miqësore me ta. Besoj që është e vështirë të kesh në një grup prej 23 apo 24 lojtarëve”, tha Rakitic.

“Miqtë e mi të ngushtë ishin Andres Initesa, Marc-Andre ter Stegen, Kevin-Prince Boateng dhe Junior Firpo sezonin e kaluar”, theksoi kroati.

Rakitic shtoi: “Por unë i respektoj ata dy. Ata i kisha shokë skuadre për gjashtë vjet dhe ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë kam kaluar shumë mirë me ta dhe kam respekt të madh për ta”.


Shtuar 22.09.2020 08:05