Sevilja është pranë transferimit të Ivan Rakitiç nga Barcelona. Trajneri Kuman po bën një revolucion në skuadër, dhe lojtarët e vjetër nuk bëjnë pjesë në planet e hollandezit.
Një ndër këto lojtarë është edhe mesfushori kroat. Sipas “Marca”, Rakitiç po kalon testet mjekësore dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet nga Sevilja.
Të lidhura
None found
Kroati do zëvendësojë Ever Bangën që u transferua në Arabinë Saudite. Kujtojmë që ky është një rikthim i Rakitiç te Sevija, pas 6 sezonesh te Barça.
32-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e klubi andaluzian për 3 sezone (2011-2014) ku edhe spikati si futbollist.
