Kjo periudhë është e vështirë për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës për shkak të situatës që është krijuar prej “Covid 19”.
Miliona të infektuar dhe mijëra të vdekur nga ky virus që u shfaq për herë të parë në muajin dhjetor në Kinën e largët.Çdo aktivitet sportiv është pezulluar dhe kësisoj edhe futbollistët ndodhen në shtëpitë e tyre. Një prej tyre është Myrto Uzuni, lojtari i Kombëtares që po shkëlqente me Lokomotivën e Zagrebit. Sulmuesi ynë ndodhet në Shqipëri pranë familjes së tij.
Ai ka treguar se ka qëndruar në karantinë prej 13 ditësh në shtetin kroat.“Përshëndetje të gjithë shqiptarë. Për të ardhur në Shqipëri na ka mbështetur shumë ambasada shqiptare në Kroaci. Ishim në karantinë prej 13 ditësh, ambasada shqiptare bëri të mundur që të shoqëroheshim me patrulla policie nga dogana në doganë”, deklaroi në fillim ai.
I pyetur më pas se ëfarë kishte ndodhur me drejtuesit, Uzuni tregon se ata i kishin udhëzuar futbollistët të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse në Kroaci s’ishte paraqitur asnjë rast.“Në atë moment në Kroaci nuk kishte raste. Ekipi na mblodhi të gjithëve me 2 doktora dhe na dhanë lajmin që nuk duhet të lëvizim nga shtepia, për sa ditë ata të na njoftojnë për stërvitjen e ardhshme. Kaluan 13 ditë, fola me stafin dhe presidencën, ata më thanë është më mirë të shkosh të rrish në shtëpi, në këto ditë të vështira, pranë familjes.Në këto kohë të vështira duhet të mendojmë për familjarët tanë. Qëndroni në shtëpi sepse nesër na pret një jetë më e mire. Iu them të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi për një jetë më të mirë. Tani për tani duhet të mendojmë për jetët tona me pas për futbollin.
Sa i përket stërvitjes, stërvitem në kushte shtëpiake, muskuj barku, pompa, gjëra të kësaj natyre. Për mua futbolli është jetë”, përfundoi ai.