PSG triumfon bindshëm ndaj Monacos dhe “blindon” kreun (VIDEO)

Tri ditë më parë PSG dhe Monaco u ndanë në një barazim spektakolar 3-3 në “Parc Des Princes”, por skuadra nga principata nuk ia doli të bëjë dot asgjë mbrëmjen e sotme për të ndalur sërish kampionët në fuqi të Francës.

Në stadiumin “Luigji i Dytë” të principatës franceze u zhvillua ndeshja e prapambetur e kampionatit francez, por mbrëmjen e sotme PSG u tregua perfekt dhe arriti të marrë tre pikët falë fitores 1-4.

Kylian Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, ndërsa pranë fundit të pjesës së parë ishte Neymar që dyfishoi shifrat pas ekzekutimit të saktë të një penalltie.

Goli i tretë për PSG-në u shënua nga Sarabia në pjesën e dytë, ndërsa Monaco shënoi golin e vetëm me anë të Bakayoko tre minuta para fundit. Pak para vërshëllimës finale, pati kohë edhe për një gol tjetër të Mbappe, që vulosi rezultatin 1-4.

Me këtë fitore Paris Saint Germain ruan kreun, por shkon në kuotën e 49 pikëve dhe çon në 8 pikë distancën nga Marseille, që e ndjek në vendin e dytë me 41 pikë.


Shtuar 15.01.2020 22:08