PSG, Inter, apo Juventus? Icardi e ka ndarë mendjen

Sulmuesi argjentinas në pronësi të Interit i huazuar te PSG dëshiron vetëm transferimin te Juventusi.

Icardi këtë sezon po e kalon si i huazuar te PSG, por skuadra franceze nuk ka gjasa për transferimin e tij të përhershëm.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Napolin dhe Sport Mediaset pretendon se ai është i prirë për një rikthim në Itali.

Sidoqoftë, transmetuesi paralajmëron se Icardi dëshiron të bashkohet me Juventusin, të cilët janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me Interin.

Inter prej kohësh i kanë rezistuar një shitje të rivalët e tyre, por kjo mund të ndryshojë nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të propozonte Cuadradon dhe një shumë parash.

Anësori kolumbian është lojtar shumë i vlerësuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte.


Shtuar 27.04.2020 06:37